E pini këtë kafe në mëngjes në lukth të thatë? Lexojeni këtë artikull
Për më shumë, konsumimi i kafesë në lukth të thatë shton nivelin e thartirës në lukth, që mundet të shkaktojë fryrje dhe të vjella. Se kafeja është e përdorshme për njeriun nuk ka dyshime, por nuk duhet ta pini në lukth të thatë. Në fakt, konsumimi i një gotë kafe të zezë në lukth, ndikon në lëshimin e acidit klorhidrik brenda traktit tretës. Nëse
vuani nga gastriti, atëherë me siguri se e keni përjetuar një gjë të tillë. Kur hani diçka të rëndë, kjo shkakton probleme me tretje, sepse kjo shkakton tretjen e vështirë të proteinave.
Kur proteinat nuk treten në tërësi, kjo shkakton problema të tjera si inflamacioni i zorrëve, fryrje, irritime e madhe edhe kancerin në zorrë të trashë. Për arsyet si këto, ekspertët ju këshillojnë që kafenë mos ta konsumoni në lukth të thatë. Arsyeja është se kafeja në mënyrë të shpejtë e shton nivelin e kortizolit në trup dhe i nevojitet kohë e gjatë të kthehet në normale. Ky hormon kontrollon orën biologjike dhe aftësinë që të qëndrojë
zgjuar. Kafenë duhet ta konsumoni së paku një orë pasi të jeni zgjuar. Kjo do të thotë se duhet të hani diçka paraprakisht. Nëse jeni person që këtë nuk mund ta bëni, atëherë shtoni pak qumësht.
(Kosova Sot Online)