Dieta me mandarina

  • E.k /
  • 13 December 2023 - 12:35
Dieta me mandarina

Kjo dietë do t'ju pëlqejë nëse pëlqeni prodhimet me proteina

dhe jeni të gatshëm që në vend të ëmbëlsirave tëhani mandarina. Dieta zgjat tri ditë, dhe mund të përsëritet pasi ushqimet mund t'i kombinoni sipas dëshirës tuaj.

DITA E PARË

Kafjalli: 1 gotë lëng nga mandarinat, pa sheqer ose hani 5 mandarina; dy rriska proshutë, kafe ose çaj pa sheqer.

Dreka: 5 mandarina; 250 gramë sallatë sezonale me lëng limoni,

kafe, çaj.

Darka: 150 gramë mish të zier të yndyrshëm; 200 gramë sallatë të gjelbër me lëng limoni; çaj me mjaltë.

DITA E DYTË

Kafjalli: Lëng nga mandarinat, pa sheqer ose 5 mandarina; dy vezë të ziera; kafe ose çaj.

Dreka: 5 mandarina; 50 gramë djathë me përmbajtje yndyrore prej 20-30 për qind.

Darka: 200 gramë peshk; sallatë të gjelbër.

DITA E TRETË

Kafjalli: 5 mandarina; 2 lugë flluska me një lugë rrush të thatë, kafe pa sheqer.

Dreka: 5 mandarina; një gotë supë me perime ose supë të pastër me keksë.

Darka: 200 gramë mish pule; sallatë të gjelbër.

(Kosova Sot Online)