Vetëm 15 minuta ushtrime parandalojnë dhimbjet në shpinë
Dhimbja në shpinë prek shumë njerëz. Dhimbjet janë të forta, nganjëherë kohë pas kohe, nganjëherë shfaqet gradualisht e nganjëherë shumë shpejt, dhe, për fat të keq, kjo gjendje përsëritet shpesh. Sipas mjekëve, dhimbja më së shpeshti shfaqet te personat midis moshës 20 dhe 40 vjeçe. Vendet e punës që shfaqin rrezik për këtë lloj të dhimbjeve janë ato punë që kërkojnë qëndrim të gjatë ulur, lakimi i trupit. Vetëm një lëvizje e gabuar mund të shkaktojë dhimbje të fortë në shpinë, e cila më pas mund të kalojë edhe në këmbë, duke shfaqur ngërçe në muskuj, plogështim të muskujve, në njërën ose të dy këmbët. Kundër dhimbjeve përdoren analgjetikë, kremra dhe xhel.
Mjekët pohojnë se programi i terapisë fizikale së fundmi ka ndryshuar. Pacientëve u janë në dispozicion procedura moderne për pakësimin e dhimbjeve. Kur të jetë qetësuar dhimbja akute, atëherë përfshihet terapia fizikale. Mjekët sugjerojnë që së paku pesë herë në javë të ushtrohet nga 15 deri 20 minuta. Duhet ndryshuar edhe stilin e jetës dhe të shmangen gabimet si lëvizjet e shpejta dhe qëndrimi jo i duhur në pozitën e trupit.
(Kosova Sot Online)