Super-eliksiri shërues
Shumë njerëz mendojnë se ky ilaç përdoret pothuajse tash e 10.000 vjet, ndërsa Hipokrati e kishte cilësuar si eliksir i shëndetit. Uthulla e mollës posedon 19 prej 22 mineraleve të rëndësishme për rritje, ripërtëritje të organizmit. Posedon kalium, natrium, magnez, kalcium, fosfor, squfur, hekur dhe fluor. Po ashtu, ky eliksir përmban vitaminat C, E, A, B1, B2, B6, betakarotinë, bioflavonoide, pektinë.
LULET E SHTOGUT NË UTHULLËN E MOLLËS
Mblidhni një sasi të luleve të shtogut dhe i vendosni në një kavanoz prej qelqi. Kavanozin e mbushni me uthull të mollës dhe e mbyllni. E lini të qëndrojë në një vend të ngrohtë për 14 ditë. Për çdo ditë merrni nga dy lugë të lëngut shërues, të cilin mund ta përzieni me pak ujë. Ky ilaç ju ndihmon të humbni në peshë dhe ta mposhtni diabetin. Marrja e lëngun para shujtave ndihmon në shërimin prej diabetit, përmirëson tretjen, kontrollon oreksin dhe nxit humbjen në peshë.
(Kosova Sot Online)