Melhemi kundër inflamacioneve, artritit dhe reumës
Përgatiteni melhemin shërues, që për bazë ka mjaltë, mustardë dhe ujë. Kjo recetë shëron inflamacionet, reumën dhe artritin, e përbërësit me siguri se i keni në kuzhinë.
PËRBËRËSIT:
1 lugë mjaltë 1 lugë mustardë (pikant) 1 lugë kripë të hollë 1 lugë ujë
PËRGATITJA:
Të gjithë përbërësit, që i kemi përmendur më sipër i përzieni së bashku, në mënyrë që të fitoni në masë homogjene. E vendosni në ndonjë kuti apo ambalazh të pastrës, dhe mund ta ruani në frigorifer.
PËRDORIMI:
Vendin ku ndieni dhimbje, e lyeni me këtë përbërës ose përgatisni një kompresë me të, më pas vendosni qese najloni ose ndonjë shall prej leshit. Kështu e mbani për 1.5-2 orë. Procedurën më së miri është ta aplikoni gjatë natës. Në mëngjes vendin e shpëlani me ujë të vakët. Mos u kufizoni me një tretman, por këtë bëjeni 4-5 ditë rresht. Efektin do të arrini që pas procedurës së parë. Më pas, e përsërisni sipas nevojës.
(Kosova Sot Online)