7 arsye pse duhet të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë

  • E.k /
  • 29 December 2023 - 10:42
7 arsye pse duhet të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë

Nutricistët si super-ushqime i konsiderojnë të jenë brokoli dhe limoni. Nëse kombinohen si duhet me disa përbërës tjerë ushqyes, do të shndërrohen në bombë të vërtetë për t'ju dhuruar forcën e nevojshme.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: 2 mollë; Brokol me rrënjë rreth 3 centimetra; Spinaq; ¼ e një trangullit të freskët; ¼ e një limonit; Rrënjë të xhenxhefilit të freskët; Pak akull.

MËNYRA E PËRGATITJES: Pasi që të gjithë përbërësit t'i keni pastruar si duhet, së pari në blender vendosni mollën e copëtuar, e më pas e vendosni edhe spinaqin, limonin, xhenxhefilin, brokolin, trangullin, selinon dhe në fund mollën tjetër. Gjithçka shtrydhni mirë, e lëngun që e keni fituar e vendosni në gotë duke ia shtuar edhe pak akull. Këtë pije më së miri ta shërbeni kur të ndiheni pak melankolik, kur nuk keni energji dhe kur të dëshironi të kthjelleni.

ÇFARË DUHET TË DINI PËR BROKOLIN? Brokoli posedon super-përbërës. Në fakt, kjo perime është një "minierë ari", e mbushur me nutriente. Brokoli është ushqim që dhuron energji, është i mirë për shikim dhe posedon përbërës që e luftojnë kancerin.  

(Kosova Sot Online)