Lexoni edhe:
Njihuni me këngët më të klikuara shqipe për vitin 2023
Çfarë janë “përforcuesit e trurit”? Pyetje e mirë
Përforcuesit e trurit janë çdo gjë – zakonisht në formë të ushqimi ose suplementi nutricional – që jua forcojnë aftësinë mendore.
Kjo na shpie te një pyetje tjetër: çfarë është aftësia mendore saktësisht?
Ndonëse disa njerëz mund ta ndërlidhin nivelin e inteligjencës me aftësi mendore, ne kemi një definicion pak më ndryshe.
Njihuni me këngët më të klikuara shqipe për vitin 2023Lexoni edhe:
Aftësia mendore është aftësia për të gjeneruar mjaftueshëm burime kognitive – energji, përqendrim, vullnet, disiplinë, dhe inteligjencë – për t’i kryer detyrat e përditshme.
Secili prej përforcuesve të mëposhtëm e përforcon të paktën njërën nga këto elemente të aftësisë mendore.
1: Kafeina
Njerëzit i konsumojnë më shumë se 400 miliardë gota kafe në vit. Vetëm në Amerikë, thuajse gjysma e popullsisë mbi moshën 18 vjet konsumon kafe çdo ditë. Konsumuesit e rregullt të kafesë i konsumojnë mesatarisht tri kafe në ditë.
Tani, kafja mund të jetë e shijshme, por shumica e njerëzve nuk e pinë vetëm për shkak të shijes. Vetëm 240ml kafe përmban rreth 95 miligramë kafeinë.
Kafeina është një substancë natyrale psikoaktive dhe shërben si stimulues i sistemit nervor qendror.
Kafeina funksionon duke i bllokuar receptorët e adenozinës në tru të cilat prodhojnë ndjenja të lodhjes. Një dozë prej 40 deri 300 miligramëve kafeinë – varësisht nga toleranca – e rritë vëmendjen dhe e zvogëlon shpejtësinë e reagimit.
2: Ushtrimet aerobike
Ushtrimet aerobike mund të jenë lloji më i mirë i ushtrimeve për trurin, pasi që e rrisin qarkullimin e gjakut dhe pulsin e zemrës. Kjo mundëson që truri të furnizohet me më shumë oksigjen dhe, rrjedhimisht, të performojë më mirë. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se ushtrimet aerobike e rrisin madhësinë e hipokampusit, regjion i trurit që është përgjegjës për kujtesën verbale, mësimin, motivimin dhe emocionet.
3: L-theanine
L-theanine është amino acid që gjendet në lloje të caktuara të kërpudhave dhe në çaj të gjelbër. Kimikisht, ky amino acid ngjan me neurotransmetuesin glutamate, por kanë një dallim kyç. L-theanine është substancë relaksuese, ndërkaq glutamate është transmetues ngacmues. Në tru, është esenciale të keni balancim të këtyre dy kimikaleve.
Ky amino acid, përmes procesve të ndryshme, ndihmon në relaksimin e trurit dhe i lehtëson simptomat e ankthit.
4. Kreatina
Kreatina është amino acid që gjendet brenda muskujve dhe trurit. Në trup, kreatina funksionon duke e lehtësuar riciklimin e ATP-së, një kimikal organik që i furnizon qelizat me energji. Burimet më të mira ushqimore të kreatinës janë peshku, mishi i kuq, mishi i derrit.
Studimet kanë treguar se suplementet e kreatinës u ndihmojnë njerëzve t’i kryejnë më lehtë detyrat e vështira. Kreatina mund të ketë ndikim pozitiv edhe në kujdesë dhe shpejtësi të përpunimit të informacioneve.
5. Ginkgo Biloba
Ginkgo Biloba është barishte e korrur nga pema ‘maidenhair’ dhe daton qe 270 milionë vjet. Ginkgo shërben si tretman natyral për një sërë sëmundjesh, siç janë ankthi, demenca, Alzheimeri dhe glaukoma.
Hulumtuesit besojnë se ginko ofron përfitime kognitive përmes përmirësimit të qarkullimit të gjakut, por gjithashtu ka edhe veti neuro-mbrojtëse.
6: Kurkumina
Ndonëse kurkumina është ndërlidhur kryesisht me përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe inflamacionin, duket se është përbërës që na e mprehë edhe mendjen.
7: Omega-3
Omega-3 është acid yndyror që kryesisht gjendet në peshq, fara chia, dhe në disa perime. DHA, që gjendet në sasi të larta në salmon, i kryen tri veprime kritike në tru. DHA e përmirëson kujtesën dhe nësimin, plasticitetin sinoptik, dhe e redukton stresin oksiditiv.
(Kosova Sot Online)