![A e dini çfarë duhet të konsumoni kur ndiheni të sëmurë?](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/15/200x200_Perfitimet-Shendetesore-te-Xhenxhefilit-1024x7331715770226.jpg)
Aroma e mentës e eliminon ndjenjën e urisë
![Aroma e mentës e eliminon ndjenjën e urisë](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/04/auto_mente1646392804.jpg)
Me inhalacion të rregullt të aromës së mentës mund ta reduktoni ndenjën e urisë dhe në atë mënyrë ta reduktoni konsumimin e kalorive, pohojnë hulumtuesit amerikanë. Në studimin e universitetit 'Wheeling Jesuit' vullnetarët kanë marrë frymë në aromë të mentës çdo dy orë gjatë pesë ditëve.
Në fund të studimit ata kanë pasur dukshëm më pak uri, e gjithashtu gjatë asaj jave kanë konsumuar 3.485 kalori më pak se zakonisht. Studimet e mëhershme, gjithashtu, kanë zbuluar që sportistët që kanë marrë frymë aromën e mentës kanë qenë më të motivuar dhe kanë pasur më shumë energji.
Ekspertët theksojnë që për t'u ndier me të vërtetë efektet pozitive të mentës, është e nevojshme që të merret frymë aroma e vajit eterik të mentës ose përmes inhalatorit, siç kanë bërë pjesëmarrësit vullnetarë të studimit.
(Kosova Sot Online)