Pija e cila do t’ua rregullojë tretjen

  • E.k /
  • 03 January 2024 - 14:08
Pija e cila do t’ua  rregullojë tretjen

Ajo që hamë ndikon në pamjen dhe shëndetin e trupit. Në këtë aspekt, ua preferojmë një pije e cila përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm dhe, përpos kësaj, ka një shije të mrekullueshme. Nutricionistja e njohur, Kimberly Snyder, thotë se nuk mjafton vetëm numërimi i kalorive për të pasur një pamje të bukur.

“Kam udhëtuar në vendet më të varfra, ku kam takuar femra me trup dhe lëkurë të mrekullueshme, që dukeshin më të reja sesa moshataret e tyre, në Perëndim edhe pse këto të fundit ushtrojnë dhe përdorin të gjitha ato preparate për parandalimin e plakjes”.

Arsyeja e pamjes rinore qëndron te tretja e mirë e ushqimit. Një pije e cila e rregullon tretjen, është edhe kjo që ua sjellim më poshtë:

PËRBËRËSIT

• 1 gotë e gjysmë ujë • 1 kokë e sallatës së gjelbër • 3 deri 4 copa selino • 20 deri 30 dkg spinaq • 1 mollë • 1 dardhë • 1 banane 

(Kosova Sot Online)