Ja disa ushqime që përmirësojnë funksionin e tiroides

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 14:58
Ja disa ushqime që përmirësojnë funksionin e tiroides

Gjëndra tiroide, një gjëndër e vogël e vendosur në pjesën e përparme të qafës, luan një rol vendimtar në rregullimin e metabolizmit, rritjen dhe zhvillimin.

Shumë njerëz vuajnë nga problemet e tiroides, si hipotiroidizmi ose hipertiroidizmi, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.

Për fat të mirë, ka ushqime që mund të mbështesin funksionin e tiroides dhe të nxisin mirëqenien e përgjithshme.

 

Algat

Nëse vuani nga hipotiroidizmi, alga deti është një aleat i shkëlqyeshëm. Ato janë ushqim natyral të pasura me jod, një element shumë i nevojshëm për funksionimin normal të tiroides.

Arra të kripura-Një tjetër ushqim që mund të ndihmojë janë arrat. Arrat braziliane dhe lajthitë janë burime të mira të selenit, i cili ndihmon në mbështetjen e funksionit të shëndetshëm të tiroides.

Peshku

E njëjta gjë vlen edhe për peshkun, që është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe selen, të cilat të dyja ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Salmoni, merluci, levreku janë disa nga peshqit e rekomanduar.

Produktet e qumështit

Ndër ushqimet e rekomanduara për të reduktuar inflamacionin e tiroides janë produktet e qumështit: kosi, akullorja dhe qumështi përmbajnë jod, i cili i nevojitet tiroides për të parandaluar ënjtjen e gjëndrave të saj.

Vezët-Vezët e freskëta përmbajnë shumë selen dhe jod, lëndë ushqyese që, janë të dobishme për shëndetin e tiroides.


(Kosova Sot Online)