Shkencëtarët zbulojnë se ushqimi i yndyrshëm dëmton nervat në stomak
Konsumimi i tepërt i ushqimit të ndryshëm mund të dëmtojë nervat në stomak, të cilat ia dërgojnë porosinë trurit kur jemi të ngopur, besojnë shkencëtarët. Ushqimi jo i shëndetshëm mund ta ndryshojë dhe ta dëmtojë bakterin në zorrë - duke inkurajuar lulëzimin e yndyrës dhe duke vrarë bakteret e mira që e promovojnë ushqimin e shëndetshëm. Kjo mund të ndikojë në lajmërimin e inflamacioneve në nerva kështu që truri më nuk pranon sinjale, e ai neve nuk na e bën me dije se mjaft kemi ngrënë, mendojnë shkencëtarët amerikanë.
Ata thonë se studimi i tyre në minj ka zbuluar se ushqimi me shumë yndyrë kishte ndikuar në ndryshimin e trurit të kafshëve. Krzystof Czaja, nga universiteti në Gjeorgjia, thotë: 'Kur ndryshojmë ushqimin te minjtë, e bazojmë në ushqim me nivel të lartë të yndyrave, fillon një organizm ndryshe i trurit. Ndikon në inflamacione në regjionet e trurit që ka të bëjë me sjelljet në të ushqyer'. Ekspertët po ashtu thonë se kjo mund ta ndryshojë ndryshimin apo mungesën e komunikimit midis trurit dhe zorrëve.
(Kosova Sot Online)