Ilaçi natyror kundër gurëve në idhcë
Një nga dhimbjet e shumta të pranishme, që mundojnë një numër zëmadh njerëzish, janë gurët në idhcë. Simptomat kryesore janë ndjenja e shijes së hidhur, të vjella, më pas dhimbje në anën e djathtë përreth brinjëve, që cilat më pas krahas të vjellave shpërndahen në drejtim të zemrës.
RECETA
Terapia zgjat 6 javë. Për shërimin e gurëve në idhcë nevojiten një rrepkë e zezë e freskët dhe një blender. Për çdo mëngjes e shtrydhni rrepkën e freskët. E pini menjëherë në mëngjes, në lukth të zbrazët. Pasi ta keni konsumuar këtë përzier, për gjysmë orë mos konsumoni asgjë. Pasi që procesi zgjat gjashtë javë, filloni me 100 gramë dhe gradualisht çdo gjashtë ditë e shtoni dozën në 200, pastaj në 300 dhe në fund në 400 gramë. Pas përdorimit të 400 g për gjashtë ditë, përzëri e zvogëloni dozën në 100 gramë deri në fund të javës së gjashtë. Kjo praktikë ka treguar rezultatet të hatashme te shumica e njerëzve. Shumica e gurëve shkrihet nga lëngu i rrepkës.
PARANDALIMI GURËVE NË IDHCË
Sikurse edhe te shumica e sëmundjeve të tjera, kryesorja është ta ndryshoni ushqimin që shkakton krijimin e gurëve në idhcë. Pakësoni ushqimin e yndyrshëm, djathin, qumështin, gjalpin, sheqerin dhe kripën.
(Kosova Sot Online)