![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Lëngu i lakrës - Pije e mrekullueshme!
![Lëngu i lakrës - Pije e mrekullueshme!](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/13/auto_u2-41705146001.jpg)
Janë të shumtë ata që nuk e dinë se lakra është një perime shumë e shëndetshme, mu sikur brokoli, lakra jeshile, apo spinaqi. Lakrat kanë përbërës të shumtë të dobishëm, të cilët gjenden në një sasi më të madhe në lëngun e lakrës.
Disa nga këto substanca, janë:
Antioksiduesit – gjenden në lakër dhe në lëngun e lakrës. Ato në organizëm luftojnë radikalet e lira, që janë të dëmshme.
Substancat fitokimike – këta përbërës të lakrave forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë organizmin që t’i luftojë viruset e edhe sëmundjet më të rënda, sikur që është kanceri.
Thartirat yndyrore omega-3 – ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të kolesterolit të keq dhe të triglicerideve.
Vitaminat – lakra është plot me substanca të dobishme, sikur që janë vitaminat A dhe E, të cilat e përtërijnë organizmin.
Thartira e qumështit – lëngu i lakrës përmban thartira të qumështit, të cilët ndihmojnë florën e zorrëve, duke dezinfektuar zorrën e trashë.
(Kosova Sot Online)