Humbni në peshë me ndihmën e dardhave

  • E.k /
  • 24 January 2024 - 09:39
Humbni në peshë me ndihmën e dardhave

Nëse dardhat janë pema juaj e preferuar, me ndihmën e tyre mund të humbni në peshë. Me mënyrën e ushqimit që parashikon konsumimin e dardhëve për çdo ditë, për shtatë ditë mund të humbni prej dy deri katër kilogramë.

Do të ishte mirë të zgjidhni dardhat e pjekura mirë, që në masë të madhe pastrojnë organizmin nga helmet dhe e normalizojnë tretjen. Pos kësaj, sugjerohet që për çdo ditë të pini së paku dy litra ujë.

Llojet e çajit dhe lëngjet pa sheqer janë të mirëseardhura, por ndalohen ëmbëlsirat, ushqimet e yndyrshme dhe lëngjet e gazuara.

DITA E PARË:

Kafjalli: dy dardha, 50 g bukë të zezë, një gotë jogurt pa yndyrë. Dreka: 50 g oriz të zier, 100 g gjoks pule.

DITA E DYTË: Kafjalli: një dardhë, një tepsi me oriz. Dreka: tri dardha, 50 g djathë pa yndyrë, 50 g bukë të zezë.

DITA E TRETË: Kafjalli: 50 g bukë hikërrori, 100 g mish pa yndyrë, mish gjedhi do të preferohej. Dreka: dy dardha, një karotë, dy vezë të fërguara. Mund t’i hani këto ushqime ndaras apo me sallatë, duke shtuar një lugë vaj ulliri.

(Kosova Sot Online)