Lodhja krijon mbipeshën

  • E.k /
  • 06 February 2024 - 09:19
 Lodhja krijon mbipeshën

Nëse gjatë gjithë natës keni mbetur të zgjuar apo nuk keni fjetur mirë, mëngjesin vijues do të ndjeni plogështi. Kur trupi nuk merr sasinë e mjaftueshme të pushimit, atëherë shfaqet dëshira për karbohidrate. Kjo në parim shfaqet si nevojë për t'u ngritur niveli i energjisë që në ato momente bie.

Mungesa e gjumit po ashtu shton nevojën për ëmbëlsira. Sipas shkencëtarëve, kur jeni nën stres, trupi juaj tenton të prodhojë serotoninë që do t'ju qetësonte.

KRIJIMI I KILOGRAMËVE

Mungesa e gjumit ju trashë edhe nëse ushqeheni shëndetshëm, sepse atëherë trupi e ka të vështirë t'i ekuilibrojë hormonet. Kur hormonet për oreks janë të çekuilibruara, oreksi juaj shtohet. Shkenca thotë se të gjithë ata që kanë probleme me pagjumësinë në trup konsumojnë 300 kalori më shumë brenda ditës. Ata që flenë vetëm dy orë për çdo javë shtojnë nga një kilogram tepër.

RRETHI I DËMSHËM

Kur të jeni futur në rutinën e pagjumësisë, është e vështirë të ktheheni në gjendjen fillestare. Edhe nëse vazhdoni të flini më shumë dhe më shpesh, jostabiliteti i organizmit vazhdon edhe në formë të stresit dhe pakënaqësisë, e shprehitë e dëmshme po ashtu janë të pranishme. 

(Kosova Sot)