
Çaji nga bliri për shërimin e shumë sëmundjeve

Për qetësim, relaksim dhe forcim të organizmit mbrojtës, shumë i mirë është treguar çaji nga bliri
VETITË SHËRUESE TË ÇAJIT TË BLIRIT JANË:
- Shëron pagjakësinë - Ul shtypjen e gjakut - Pastron veshkat dhe gjakut - Përmirëson jashtëqitjen - Shëron sëmundjet e ujit - Zbut dhimbet gjatë urinimit Çaji nga bliri: Një lugë të kafesë me bli të thatë e përzieni me 2 dl. Ujë të vluar. E lini të mbuluar për 5 deri 10 minuta, e procedoni dhe e pini të freskët. Çaj nga bliri për pastrimin gjakut: 25 gr lule të blirit i zieni në 2,5 dl ujë derisa të avullohet gjysma e ujit.
Shtoni qumësht si në kafe dhe një lugë të madhe mjaltë. Pini për një kohë të gjatë 1 deri 2 gota në ditë. Çaji nga lëvorja e blirit: 30 deri 40 gr lëvore të blirit i preni imët dhe i futni në një enë të hapur, në një litër ujë. Kur uji të jetë pakësuar gjysmë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” , kjo është shenjë se çaji është i gatshëm. Kjo sasi mjafton për përdorim nga 1 deri 2 ditë, ndërsa që ekspertët sugjerojnë që një çaj si ky të konsumohet në vend të ujit: pra të pini deri 3 litra në ditë. Pas disa ditëve vazhdoni me 1 deri 2 gota në ditë.
(Kosova Sot Online)