![Çfarë mund t’i bëjë trupit tuaj ngrënia e tepërt e mishit?](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/15/200x200_mishi-i-kuq1723713051.jpg)
Qepa ndihmon te bllokimi i sinuseve
![Qepa ndihmon te bllokimi i sinuseve](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/10/auto_q1-41707556664.webp)
Qepa përveç që përdoret në kuzhinë, përdoret edhe si bimë shëruese. Si bimë shëruese qepa ka ndikim më të dobët sesa hudhra, por është dëshmuar e mirë si ilaç kundër ftohjes dhe kollitjes te fëmijët. Për këtë nevojë bëhet një shurup i thjeshtë nga përzierja e qepës së grirë me mjaltë.
Për shkak të aftësisë së qepës për nxitje të lëvizjes së mukozës është dëshmuar edhe shumë e dobishme edhe në rastin e bllokimit të sinuseve dhe reduktimin e infektimeve të indeve të frymëmarrjes.
SHURUPI NGA QEPA
I preni 600 gramë qepë dhe i qitni në 1.5 litra ujë. Ua shtoni 60 gramë sheqer dhe 1.2 kilogramë mjaltë. I zini për 3-4 orë dhe për qëndrueshmëri më të gjatë duhet ta qitni në kavanoza të qelqtë dhe t'i mbyllni mirë ata.
(Kosova Sot Online)