Pija magjike: Forcon imunitetin dhe largon aromën e keqe nga goja

  • E.k /
  • 13 February 2024 - 12:34
Pija magjike: Forcon imunitetin dhe largon aromën e keqe nga goja

Nëse e pini në mëngjes në lukth të zbrazët, një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni stimulon traktin gastrointestinal.

Forcon sistemin imun

Krejt agrumet janë të pasura me vitaminë C, që ndihmon kundër ftohjes dhe i dobishëm për sistemin imun.

Pastron dhe freskon lëkurën

Shkencëtarët pohojnë se vitamina C është e shkëlqyeshme, pasi që ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Antioksiduesit e tij rigjallërojnë lëkurën dhe e mbajnë më të shëndetshme.

Mposht aromën e keqe

Lëngu nga limoni është i mirë kundër aromës së keqe nga goja pasi që i largon bakteret.

Ndihmon të humbni në peshë 

Kur ta pini në mëngjes, lëngu i limonit largon oreksin. 

Është vërtetuar se personat që mbajnë dietë alkaline humbin më shpejt në peshë sesa të tjerët.

(Kosova Sot Online)