Ftohja nuk shërohet me antibiotik

  • E.k /
  • 15 February 2024 - 12:49
Ftohja nuk shërohet me antibiotik

Antibiotikët janë efikas vetëm në shërimin e infeksioneve me baktere, nuk ndihmojnë te infeksionet e shkaktuara me viruse, siç janë ftohja e zakonshme dhe gripi. Prandaj, kurrë mos i merrni krye në vete. Antibiotikët jepen vetëm në raste të super-infeksioneve me baktere, e vendimin e ka vetëm mjeku.

Marrja vetvetiu e antibiotikëve sjell deri te kërcënimi global i njerëzimit, sepse me përdorimin e tyre të panevojshëm krijohen soje të mikroorganizmave, të ashtuquajtura superbaktere, rezistente ndaj ilaçeve. Rezistenca ndaj antibiotikëve sjell qëndrim të gjatë në spital. Sipas të dhënave rreth shpenzimit të antibiotikëve, të dhënat nuk janë aspak të mira. Tashmë edhe ka fakte se situata po ndryshon , derisa shpresohet që gjendja në vitin qe kemi hyrë të ndryshojë për të mirë. Sipas ekspertëve, përparimi më i madh në këtë drejtim pritet në vitin e ardhshëm, ku do të merren masa që do ta përmirësojnë gjendjen.

(Kosova Sot Online)