Gjjeni lehtësimin nga simptomat e gastritit me këto fruta

  • E.k /
  • 20 February 2024 - 12:47
Gjjeni lehtësimin nga simptomat e gastritit me këto fruta

BANANET

Bananet janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale që së bashku ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe ju lehtësojnë nga gastriti. Është fryt i butë, pak yndyrë dhe proteina e pasi që e rregullon pH-në e stomakut, pakëson urthin. Vitamina A dhe C në banane, bashkë me kalium dhe magnez, ndihmon në mbrojtjen e mukozës së stomakut dhe kontrollon inflamacionet. Hani një banane që në shenjën e parë, por edhe në receta të lëngjeve.

PAPAJA

Ky fryt i ngrohtë tropikal është ilaç natyral kundër të djegurave në gjoks që i shkakton gastriti. Vetitë kryesore i atribuohen fibrave dhe enzimave tretëse që e përmirësojnë tretjen. Rekomandohet ta konsumoni për inflamacionet abdominale, si dhe për stomakun e thatë. Hani 2-3 rriska papajë në ditë.

PJESHKAT

 Pjeshkat janë përplot me nutriente esenciale që japin efektin e vet diuretik, kundër inflamacioneve dhe laksative. Përmbajnë shumë fibra dhe ndihmojnë në përmirësimin e tretjes derisa kontrolloni inflamacionet në linjën e stomakut. Këta përbërës, bashkë me vitaminat dhe mineralet, ndihmojnë në lehtësimin e inflamacioneve nga gastriti.

MOLLËT

Mollët përmbajnë një lloj të fibrave pektinë, që formojnë një xhel kur vjen në kontakt me lëngjet. Xheli ndihmon në mukozën e membranës së stomakut tuaj. Konsumimi i rregullt i mollëve parandalon problemet me kapsllëk dhe redukton prodhimin e acideve në stomak. Hani së paku dy mollë në ditë.

DARDHËT

Me profil të ngjashëm me nutriente sikurse mollët, dardhët janë një opsion tjetër i mirë për të lehtësuar simptomat e gastritit përmes ushqimit. Përmbajnë fibra dhe antioksidues, të cilat reduktojnë inflamacionet në linjën e stomakut tuaj. Midis nutreinteve, dardhët përmbajnë sasi të konsiderueshme me vitamina A, C, dhe ato të kompleksit B, të gjitha të nevojshme për tretje të mirë. Hani së paku dy dardhë në ditë.

QERSHITË

 Këto kokrra të mira të vogla e të kuqe përmbajnë antioksidues dhe përbërës kundër inflamacioneve që ndihmojnë në luftimin e efekteve të dëmshme të radikaleve të lira. Antocianina në to ju dhuron ngjyrën e tyre të kuqe që po ashtu ndihmon te simptomat e gastritit, përfshirë dhimbjen abdominale dhe inflamacionet.

(Kosova Sot)