Receta që bën çudinë me belin për tri javë

  • E.k /
  • 27 February 2024 - 12:33
Receta që bën çudinë me belin për tri javë

Një mjeke popullore nga Lindja e Mesme thekson se ka recetën për melhemin revolucionar, të cilin e ka përgatitur me qëllim t'u ndihmojë femrave për të humbur 10 centimetra në bel, për vetëm tri javë. Receta është e thjeshtë dhe përgatitet me përbërës krejt natyralë.

Përbërësi kryesor është rrika, sepse ndihmon në tretjen e shpejtë të ushqimit, si dhe nxit zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë. Rrika ndihmon në humbjen në peshë, përshpejton metabolizmin. Është i pasur me vitaminat C, B1, B6, B12, hekur, magnez, kalcium dhe fosfor, ja cilët përbërës duhet t'i keni: Rrikë 3 limonë 3 lugë mjaltë.

PËRGATITJA:

Copëtoni rrikën dhe e hidhni në blender. E përzieni derisa të trashet. Pastroni limonët, i preni dhe i pastroni prej bërthamave. Limonin e prerë e shtoni në blender, e më pas shtoni dhe mjaltin dhe përzieni derisa të bashkohen mire përbërësit. Përzierjen e mbani në kavanoz, në frigorifer. Për çdo ditë merrni nga një lugë. Për tri javë rezultatet do të jenë të pabesueshme.

(Kosova Sot Online)