Ushqimet më të dëmshme që mund t’i hani për kafjall
Edhe pse kafjalli është njëra ndër shujtat më të rëndësishme dhe ekspertët sugjerojnë të mos e anashkalojmë, prapëseprapë duhet të merrni për bazë atë se çfarë duhet të konsumoni.
Produktet e mishit të tymosur
Mishi i përpunuar dhe i tymosur përmban nitrate të cilat ndërlidhen me kancerin e zorrës së trashë. Nga instituti për hulumtim të kancerit sugjerojnë se si rreziku për kancer të zorrës së trashë mund të pakësohet nëse pakësohet konsumi i nitrateve në organizëm, transmeton Kosova Sot Online.
Drithërat me sheqer
Sipas ekspertëve shëndetësorë, pasi t’i keni konsumuar drithërat me sheqer, niveli i sheqerit në gjak rritet në masë të madhe,e më pas bie përnjëherë. Kjo ndikon që organizmi të mbetet pa energji që në fillim të ditës.
Petulla ma salcë artificiale
Sasia e lartë e fruktozës në salca të tilla sjell deri te kilogramët e tepërt, e pikërisht kjo yndyrë shton rrezikun për t’u prekur nga kanceri.
(Kosova Sot Online)