Si ta shëroni rrjedhjen e hundës brenda pesë minutave
Njerëzit shpeshherë nuk i kushtojnë vëmendje rrjedhjes së hundëve, megjithëse kjo mund të jetë e rrezikshme. Bërja masazh e disa pikave të caktuara në fytyrë mund t'i ndihmojë organizmit që më shpejt të shërohet, duke aktivizuar forcën e brendshme të organizmit Pika e parë: Nëse zgjatni linjën e vetullave, kjo pikë do të ndodhet drejtpërdrejt mbi fillimin e hundës. Pika e dytë: Pikat simetrike në të dyja anët e fytyrës. Pika mezi të dalluara, të larguara rreth dy centimetra nga pjesa e jashtme e vetullave.
Duhet t'i shtypni njëkohësisht. Pika e tretë: Dy pikat simetrike në fillim të hundës, pranë kapakëve të syve. T'ju bëni masazh njëkohësisht. Pika e katërt: Pikat simetrike të larguara rreth gjysmë centimetri nga hunda. Vërejtje: Të gjitha këto pika, t'ju bëni masazh për rreth një minutë, me maja të gishtërinjve, por kurrsesi sa të ndjeni dhimbje. Me rëndësi që ta ndjeni ndjenjën e presionit në pikë të caktuar. Praktikisht rrjedhjet e hundës ndalojnë pas tretmanit të parë. Sipas nevojës, përsëriteni 2-3 herë në ditë.
(Kosova Sot Online)