![Ja ushqimet që ndihmojnë të eliminoni qeskat në sy](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/02/200x200_to-avokadoer-P5bxG9Vg0In7cTWsGotOGw1635859111.jpg)
Vezët -ushqimi i lirë që mbron nga kanceri dhe zbut simptomat e PMS-së
![Vezët -ushqimi i lirë që mbron nga kanceri dhe zbut simptomat e PMS-së](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/08/auto_Vezet1709887320.jpg)
Është e pasur me proteina dhe hekur që ngrit disponimin gjatë PMS-së, dhe është e pasur me substanca që ruan shëndetin gjatë shtatzënisë dhe ulë rrezikun nga kanceri, por edhe ndihmon të humbni në peshë. Janë alternativë e shkëlqyeshme për mishin sepse përmban sasi të madhe të proteinave.
ZBUTIN SIMPTOMAT E PMS-SË
Ndryshimin në disponim e madje edhe prirjen për depresion gjatë së PMS-së, shkëlqyeshëm e zbutin vezët. Këto simptoma shfaqen si pasojë e mungesës së hekurit,e vezët janë të pasura me këtë mineral.
RUAJNË SHËNDETIN GJATË SHTATZËNISË
Vezët janë të shëndetshme, sidomos gjatë shtatzënisë. Të kuqtë e vezës ndihmon në rritje dhe zhvillim të shëndoshë. Me rëndësi është të jenë mirë të pjekura dhe të fërguara gjatë konsumimit.
ULIN RREZIKUN NGA KANCERI I GJIRIT
Hulumtimet në 3.000 femra kanë vërtetuar se femrat, të cilat rregullisht konsumojnë vezët, për 24 për qind janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit.
(Kosova Sot Online)