Çfarë tregon ngjyra e gjuhës suaj për problemet shëndetësore?

  • E.k /
  • 08 March 2024 - 12:58
Çfarë tregon ngjyra e gjuhës suaj për problemet shëndetësore?

Ka një arsye pse gjatë kontrollit mjeku ua shikon gjuhën. Në bazë të ngjyrës së saj mjeku mund të zbulojë disa gjëra që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj në përgjithësi.

Ë shtë e pasur me proteina dhe hekur që ngrit disponimin gjatë PMS-së, dhe është e pasur me substanca që ruan shëndetin gjatë shtatzënisë dhe ulë rrezikun nga kanceri, por edhe ndihmon të humbni në peshë. Janë alternativë e shkëlqyeshme për mishin sepse përmban sasi të madhe të proteinave.

ZBUTIN SIMPTOMAT E PMS-SË

Ndryshimin në disponim e madje edhe prirjen për depresion gjatë së PMS-së, shkëlqyeshëm e zbutin vezët. Këto simptoma shfaqen si pasojë e mungesës së hekurit,e vezët janë të pasura me këtë mineral.

RUAJNË SHËNDETIN GJATË SHTATZËNISË

Vezët janë të shëndetshme, sidomos gjatë shtatzënisë. Të kuqtë e vezës ndihmon në rritje dhe zhvillim të shëndoshë. Me rëndësi është të jenë mirë të pjekura dhe të fërguara gjatë konsumimit.

ULIN RREZIKUN NGA KANCERI I GJIRIT

Hulumtimet në 3.000 femra kanë vërtetuar se femrat, të cilat rregullisht konsumojnë vezët, për 24 për qind janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

GJUHA E ZEZË

Gjuha me njolla të zeza, sidomos në qendër të sipërfaqes së gjuhës do të thotë se aty janë bllokuar bakteret. Ushqimi dhe duhani po ashtu mund të ndikojnë në marrjen e ngjyrës së zezë së sipërfaqes së gjuhës. Po ashtu, edhe dehidrimi dhe sasia e tepërt e kafesë mund ta ndryshojnë ngjyrën e gjuhës në të zezë, por mund të jetë pasojë edhe e moshigjienës.  

GJUHA E VERDHË

Ngjashëm me gjuhën e zezë, ngjyra e verdhë e gjuhës shfaqet atëherë kur bakteret ngecin apo bllokohen në sipërfaqen e gjuhës. I vetmi ndryshim është se çfarë lloj i baktereve mbesin aty. Inflamacionet që shfaqen si pasojë e dehidrimit e po ashtu edhe duhani janë shkaktarë të mundshëm të kësaj gjendje. Sikurse në të parën, higjiena e shtuar mund ta zgjedhë problemin.

GJUHA E BARDHË

Gjuha e bardhë do të thotë disa arsye të ndryshme: Dehidrimi - i cili lehtë mund të zbutet duke konsumuar më shumë ujë. Infeksioni oral, që shkakton njollat e bardha në gjuhë e po ashtu edhe në gojë. Leukoplakia, rasti kur qelizat rriten në gojën apo gjuhën tuaj.

GJUHA E KUQE

Disa njerëz mendojnë se kjo është një gjuhë tërheqëse, por fshihen disa probleme mjekësore prapa saj. Gjuha juaj mund të bëhet e kuqe atëherë kur shqisat ënjten dhe kjo kurrë nuk është gjë e mirë. Mungesa e acidit folik, vitaminave B-12 mund ta shkaktojnë këtë gjendje. Po ashtu edhe infeksioni bakterial mundet ta shndërrojë gjuhën tuaj në "dredhëz".

GJUHA NGJYRË KAFEJE

Kjo gjendje nuk është aspak e mirë. Madje, sipas shumë ekspertëve, gjuha me ngjyrë kafeje është një ndër shenjat e para se mund të prekeni nga kanceri i lëkurës, apo që ndryshe quhet edhe melanoma. Nëse e vëreni këtë gjendje, detyrimisht lajmëroni mjekun sa më parë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)