Shërojeni ftohjen brenda një dite
Statistikat thonë se virusi godet personat e rritur mesatarisht tri herë në vit e sëmundja zgjat nëntë ditë. Mirëpo, ftohja nuk ka pse t’ju mundojë me ditë të tëra, nëse i provoni këto këshilla porsa t’i ndjeni simptomat e para.
MË SHUMË LËNGJE
Uji i thjeshtë apo lëngjet do ta zbutin dhimbjen në fyt dhe na bën më të fortë. Pos çajit, sugjerohet të pini edhe supë të pulës, sepse kompenson mineralet dhe elektrolitet.
SHPËLARJA E FYTIT
Tretni një lugë kripë në ujë të vakët dhe e shpëlani fytin, në mënyrë që ta pastroni prej baktereve dhe viruseve. Pos kësaj, largon këlbazin që shtyn në kollë dhe infeksione me dhimbje.
GJIMNASTIKA E LEHTË
Disa ushtrime të vogla do ta ndihmojnë sistemin mbrojtës që të luftojë me ftohjen. Por, me rëndësi është që organizmi të mos ngarkohet, e që pulsi të mos i kalojë 100 të rrahura në minutë.
DARKA USHQYESE
Gjumi është i shëndetshëm, kjo dihet, e ushqimet që i hani para gjumit mund të forcojnë efektin pozitiv.
TUSH TË NGROHTË PARA GJUMIT
Pak para se të shkoni në shtrat, bëni dush me ujë të ngrohtë. Kjo relakson muskujt, e avulli i ngrohtë liron organet e frymëmarrjes.
(Kosova Sot Online)