Ushqimet më të mira që e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

  • E.k /
  • 12 March 2024 - 11:31
Ushqimet më të mira që e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ua sjellim gjashtë ushqimet, të cilat janë më efikaset për ta zvogëluar rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.

PESHQIT ME DHJAMË

Peshqit që janë të pasur me thartira yndyrore omega-3, si toni, salmoni dhe sardinet, ndihmojnë në zvogëlimin e triglicerideve dhe rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë, HDL. Ata po ashtu rrisin edhe elasticitetin e enëve të gjakut dhe e tëhollojnë gjakun, duke zvogëluar rrezikun nga formimi i droçkave të gjakut dhe bllokimi i qarkullimit.

ÇAJI

Antioksiduesit flavonoide, që gjenden në çaj, e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe nga diabeti dhe kanceri. Studimet kanë treguar se çaji po ashtu parandalon depozitimin e dhjamit në enët e gjakut. Konsumimi i 3-6 gotave çaj në ditë lidhet me një zvogëlim të rrezikut nga sëmundjet e zemrës për 45%. BAJAMET Bajamet janë të pasura me fitosterole, fibra dhe thartirë oleike, që është thartirë e pangopur yndyrore. Duke konsumuar një sasi prej rreth 50 g bajame në ditë, për të paktën gjashtë javë, ju mund ta ulni nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Pra, mundohuni që ta zëvendësoni ushqimin tuaj jo të shën-detshëm grimcues, me bajame.

BORONICAT

Aju pëlqejnë boronicat? A e keni ditur se konsumimi i rregullt i tyre ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe në zvogëlimin e mbylljes së arterieve? Kjo për shkak se boronicat e rrisin nivelin e oksidit të azotit, i cili ka rëndësi të madhe për zgjerimin e enëve të gjakut deri në 69%.

DRITHËRAT INTEGRALE

Studimet kanë treguar sesi njerëzit që konsumojnë drithëra integrale, sikur që është orizi i vrugtë, tërshëra dhe buka me grurë integral, janë më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme, e shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Kërkuesit shkencorë ia kanë atribuuar këtë fibrave, që janë të pranishme në drithërat integrale, të cilat ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq.

AVOKADOJA

Njerëzit, të cilët e përfshijnë këtë pemë ekzotike në menynë e tyre të përditshme, mund të presin që të bjerë niveli i kolesterolit të keq në gjakun e tyre. kërkuesit shkencorë kanë thënë se ky efekt arrihet falë antioksiduesve, fibrave, thartirave yndyrore mono të ngopura dhe përbërësve të tjerë, që gjenden në avokado. Avokadon mund ta shtoni në sallata, në salca, apo edhe në pije, duke e bluar.

(Kosova Sot Online)