Dhurata shpëtimtare nga natyra: Receta që përgjithmonë ua heq stresin
Ky ilaç ndihmon edhe te problemet me nerva që nuk vijnë nga natyra shpirtërore, që shkaktojnë edhe dhimbje fizike. Në kohët e sotshme stresi dhe dinamika e shpejtë e të jetuarit janë shndërruar në diçka krejt normale. Qoftë shkaku i punës, studimeve, dokumenteve të shumta, shkollimi, shkuarja te mjeku, e për shumë arsye tjera, stresi thjesht është i pranishëm kudo. Në vijim ju sjellim një ilaç natyral, i cili mundëson heqjen qafe të stresit. Falë këtij ilaçi do të ndiheni më të qetësuar dhe më të relaksuar. Më nuk do të jeni të tensionuar e më nuk do të nervozoheni siç jeni mësuar ta bënit më parë.
Çfarë ju nevojitet për këtë ilaç? Përbërja është shumë e thjeshtë dhe të gjithë e posedojnë në shtëpi. Bëhet fjalë për lëvoret e mollës. Në fakt, lëvoret e mollës për çdo ditë duhet t'i hidhni në çaj. Pasi ta keni bërë këtë, çajin duhet ta zieni edhe për më shumë se pesë minuta. Nevojitet që këtë lloj të çajit ta pini në mbrëmje, rreth dy gota. Shkaku se ndoshta mund të ketë një shije paksa më të fortë, mundeni t'ia shtoni edhe ndonjë lugë mjaltë, sa për t'ia zbutur dhe ëmbëltuar shijen.
(Kosova Sot Online)