![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Lëngu i limonit për shtypje normale të gjakut
![Lëngu i limonit për shtypje normale të gjakut](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/16/auto_2-811710586279.webp)
Sipas sistemit kimik, lëngu i limonit është i pasur me kalium, i cili është i domosdoshëm për funksionim normal të sistemit kardiovaskular dhe veshkave. Lëngu i limonit u dhuron forcë dhe elasticitet enëve të gjakut. Po ashtu, lëngu i limonit është pasur me vitamina A, B, B15, B2 dhe P, pektinë, kripë, hekur, fosfor, kalium, kalcium, magnez. Lëngu nga limoni e mban normal shtypjen e gjakut, prandaj edhe ndikon si preventivë ndaj sulmit në zemër dhe sëmundjeve të tjera. Ky lëng mund të vrasë dhjetëra viruse, e në kombinim me lëngun e hudhrës është përdorur edhe në shërimin e AIDS-it.
Një gotë ujë me disa pika lëng limoni mjafton që të mbrohemi nga kolera dhe tifoja. Po ashtu, gjatë epidemisë së gripit sugjerohet lëngu i limonit duke e shtuar në çaj, apo në ujë. Lëngu i limonit e mbron trupin gjatë ekspozimit ndaj rrezeve radioaktive. Po ashtu forcon smaltin e dhëmbëve, i zbardh dhëmbët dhe mbron nga kariesi. Duhet pasur kujdes të mos e teproni për të shmangur reaksionet alergjike. Pasojat e padëshiruara mund të jenë acide në lukth dhe telashe me zorrën e hollë.
(Kosova Sot Online)