Me këto receta do ta shëroni ftohjen për vetëm një ditë

  • E.k /
  • 26 March 2024 - 11:23
Me këto receta do ta shëroni ftohjen për vetëm një ditë

Provoni disa nga këto receta dhe në mënyrë krejt natyrale t'i mposhtni simptomat e para të gripit dhe ftohjes. Ftohjet dhe gripi bëjnë pjesë te sëmundjet e traktit respirator, e shfaqen në stinën e dimrit.

ZËVENDËSIMI PËR "TYLOLHOT"

Në një litër e gjysmë ujë të vluar, të ftohur më pas (në temperaturë të dhomës) shtoni një lugë të madhe të kripës së trashë, lëngun e një limoni dhe një gramë acid askorbik. Sipas dëshirës, ëmbëltoni me mjaltë. Të gjitha i përzieni bashkë dhe preparatin ta konsumoni për një orë e gjysmë.

KJO FSHIN SIMPTOMAT E PARA TË FTOHJES

Ngrohni rreth 100 ml verë të zezë, e verën e hidhni në pak spec të bluar dhe një lugë mjaltë. Preparatin e përzieni dhe e pini të ngrohtë para gjumit.

ILAÇI I NJOHUR POPULLOR

Ngrohni gjysmë litër birrë. Kur të jetë ngrohur, atëherë shtoni dy lugë mjaltë, kanellë dhe disa karafil, dhe përzieni. Preparatin ta konsumoni para gjumit, në gllënjka të vogla. Ky lëng nuk ka shije, por se është më i efektshmi kundër gripit. Nxit djersitjen, ndalon kollën. 

(Kosova Sot Online)