Boronicat, një nga ushqimet më të shëndetshme

  • E.k /
  • 26 March 2024 - 13:20
Boronicat, një nga ushqimet më të shëndetshme

Këto kokrra të vogla përmirësojnë trurin zbutin lëkurën, madje edhe e ndalojnë kancerin. Për sistem të shëndetshëm imun.Boronicat kanë antioksidues më shumë se secila pemë apo perime.

Këta antioksidues e forcojnë sistemin imun, duke neutralizuar radikalet e lira. Stimulojnë trurin Konsumoni boronica dhe truri do t’ju funksionojë më mirë dhe më shpejt. Një studim ka dëshmuar se boronicat ngadalësojnë humbjen e kujtesës.

Përmirëson shikimin Me konsumimin e dy porcioneve boronica në ditë, do të ulni rrezikun nga degjenerim makular, që vjen me moshën, që shkakton humbjen e shikimit. Pos tjerash, boronicat ndikojnë për të pasur edhe zemër të shëndetshme, ulin nivelin e sheqerit në gjak, parandalojnë kancerin, shërojnë fshikëzën e tëmthit, shkrijnë dhjamin përreth belit.

(Kosova Sot Online)