
Një nga më të zakonshmet në botë, çfarë është ‘Tortura e Bardhë’?

‘Tortura e Bardhë’ është një nga format më shkatërruese të torturës psikologjike, e cila përfshin vendosjen e të burgosurit në një dhomë totalisht të bardhë dhe të izoluar nga zëri.
Personit që gjendet brenda kësaj dhome, i veshin rroba të bardha dhe i japin ushqim të bardhë të servirur në pjata të bardha.
Edhe pse në këtë ambient nuk përfshihen rrahje, dhimbje apo torturë, ka diçka akoma më të keqe.
I burgosuri që gjendjet në këtë qeli totalisht të bardhë, ka gjasa që të humb identitetin e tij në këtë proces. Ai nuk mund ta dijë se kush ishte madje as anëtarët e familjes nuk i njeh me vonë.
Përveç kësaj, vuajtja vazhdon pafundësisht dhe personi nuk kthehet përsëri në jetën normale.
(Kosova Sot Online)