Përgatiteni vetë vitaminën C natyrale

  • E.k /
  • 05 April 2024 - 09:50
Përgatiteni vetë vitaminën C natyrale

Vlera e vitaminave C, si preparat në parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve, njihet qëmoti. Është një nga antioksiduesit më të fortë midis vitaminave në ujin e ngrohtë, e pos se e forcon rezistencën e organizmit karshi infeksioneve me viruse dhe baktere, ndikon edhe kundër alergjive, sëmundjeve të organeve të frymëmarrjeve dhe sëmundjeve të tjera.

VITAMINA C NATYRALE - RECETA

Për këtë recetë ju nevojiten agrume të ndryshme (limon, portokall, grejpfrut, lime, mandarinë,…), të cilat i keni pranë. Më së miri do të ishte të blini agrume natyrale apo ato që nuk janë spërkatur me pesticide. Pasi t'i keni qëruar dhe konsumuar agrumet, lëvoret e tyre i pastroni mirë dhe i shtrini në një tepsi dhe i lini për disa ditë në temperaturë të dhomës derisa të thahen. Më pas, lëvoret e thata i hidhni në blender dhe i përzieni në pluhur aq imët sa dëshironi. Kjo është e tëra. Ruani pluhurin në një enë dhe e ruani në frigorifer. KONSUMIMI Lëvorja e agrumeve përmban shumë sasi me vitamina C; 100 g lëvore ofron rreth 130 mg vitamina C! Konsumoni së paku 1 lugë në bazë ditore - thjesht e shtoni në qull, supë, lëngje, sallatë. 

(Kosova Sot Online)