A dëshironi lëkurë të re? Këto janë ushqimet që duhet t'i hani përditë

  • E.k /
  • 06 April 2024 - 10:53
A dëshironi lëkurë të re? Këto janë ushqimet që duhet t'i hani përditë

Keni dëgjuar thënien: "Jeni ashtu si hani". Kjo për faktin se duhet ta kuptojmë se cilat ushqime i sjellim në organizëm, çfarë bëjnë trupit dhe cilat janë efektet e tyre - e sidomos kur kemi të bëjmë me lëkurën.

AVOKADO Avokado është i pasur me yndyra të shëndetshme, vitamina A dhe C, si dhe me fibra që me sukses luftojnë kundër plakjes së lëkurës dhe theksojnë tenin e shëndoshë.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR Vitamina C po ashtu lufton shenjat e plakjes së lëkurës, e perimet me gjethe të gjelbër janë burimi më i mirë për nutrientet, që absorbojnë dhe neutralizojnë radikalët e lirë që shkaktohen nga rrezet ultravjollcë.

BORONICAT Boronicat janë burimi më i mirë për antioksiduesit kyç që, kanë përbërës kundër plakjes dhe se janë të pasura me vitaminat C dhe A.

SALMONI Salmoni i egër është burimi më i mirë për aminoacidet omega-3, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e një lëkurës të butë dhe të hidratuar.

ÇAJI I GJELBËR Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidues të cilët e përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit nëpër lëkurë. SHUMË UJË Uji lëkurën e mban të hidratuar dhe e bën më të shëndetshme dhe pakëson dukshmërinë e rrudhave. 

(Kosova Sot Online)