Që nesër, çdo mëngjes konsumoni nga një lugë vaj ulliri
Vaji i ullirit tash e moti përdoret në shumë mënyra. Kuptojeni pse për çdo ditë duhet të konsumoni nga 1 lugë vaj ulliri për çdo mëngjes.
EFEKTI KUNDËR KANCERIT
Vetitë shëruese të vajit të ullirit ndihmojnë kundër disa llojeve të ndryshme të kancerit. Kur kishin përfunduar studimet, rezultatet më të mira kanë treguar në rastin e kancerit të gjirit dhe organeve për tretje.
DEMENCA
Një nga shkaktarët e Alzhaimer-it është akumulimi i shtuar i betaamiloideve
në tru. Ekipi I shkencëtarëve nga universiteti në Luzianë ka zbuluar se oleokantali, substanca që gjendet në vajin e ullirit, ka fuqinë e kontrollimit të beta-amiloideve dhe në masë të madhe shton pastrimin e tyre.
SHEQERI NË GJAK
Vaji i ullirit ka treguar aftësinë e tij në zvogëlimin e sëmundjes së diabetit. Sidomos ofron ndihmë në shërimin e tipit 2, por përdoret edhe për përdorim të jashtëm.
SHTYPJA E GJAKUT
Studimet e publikuara në revistën "Archives of Internal Medicine" kanë treguar se pjesëmarrësit në studim që kishin shtypje të lartë të gjakut në fund kishin pakësuar ilaçet, falë konsumimit të 30-40 g vaj të ullirit çdo mëngjes.