Ja ushqimet që duhet të hamë për shëndetin e syve

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 14:43
Ja ushqimet që duhet të hamë për shëndetin e syve

Sytë janë ato që preken më shpesh nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme. Shumë orë në kompjuter, si dhe tymi i duhanit apo smogu janë të dëmshëm për shëndetin e tyre.

Pra, pse të mos ndihmojmë me një dietë që përfshin brenda ushqime që ndihmojnë shikimin? Këtu është një listë e 10 ushqimeve më të shëndetshme për sytë tanë.

 

1. Karota: Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Përveç karotave të pasura me vitaminën A, janë dhe lakra dhe marulja. Mungesa e kësaj vitamine të çmuar mund të shkaktojë probleme në sy. Karota zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).

2. Spinaqi: është i pasur me hekur dhe gjithashtu përmban karotenoidë, luteinën, që ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular. Antioksidantë të njëjtë janë gjithashtu të pranishëm te sallata jeshile, bizelet etj.

3. Frutat: Kivi, portokalli dhe hidet (xinxifet) janë të pasura me vitaminën C. Siç e dimë vitamina C largon radikalet e lira që shkaktojnë dëme në sy.

4. Soja: Përmban acidet yndyrore esenciale, fitoestrogjenin, vitaminën E dhe përbërës anti-inflamatorë që janë të mirë për sytë. Fasulja, qumështi dhe kosi, por edhe vaji i ullirit dhe misrit janë të mira për sytë për shkak se ato përmbajnë një sasi të bollshme të vitaminës E.

5. Hudhra dhe qepa të dyja janë ushqim shumë i mirë për të përmirësuar shikimin. Ato përmbajnë squfurin, e cili e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.

6. Kajsia: e pasur me vitaminë A, mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo gjithashtu përmbajnë karotenoide që përmirësojnë shikimin.

7. Veza: Me përmbajtjen e tyre të squfurit, lecitinës, aminoacideve dhe luteinës, në fakt, vezët ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakta.

8. Salmoni dhe sardelet: acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për shikimin, sepse janë një burim i mirë i acidit (DHA), i cili është një acid yndyror Omega-3 .

9. Brokoli: përmirëson shikimin. Ai përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.

10. Çokollata e zezë: përmban flavonoide që mbrojnë sytë.

(Kosova Sot Online)