![Disa arsye se përse ju nevojitet më shumë kjo vitaminë](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/06/200x200_vitamina_b121699264678.png)
Përgatiteni vetë antibiotikun natyral!
![Përgatiteni vetë antibiotikun natyral!](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/11/auto_maxresdefault1712821322.jpg)
Marrë parasysh se antibiotikët dëmtojnë sistemin imun, më së miri është t'i shmangni. Nëse kjo është e pamundur dhe jeni të sëmurë, ekziston alternativa - përgatiteni vetë antibiotikun tuaj natyral. Efekti i tij do t'ju mahnitë. Përbërësit e antibiotikut të fortë nuk janë aspak të vështirë për t'i gjetur. Me rëndësi është t'i bashkoni si duhet në bazë të kësaj recete.
PËRBËRËSIT:
1 hudhër, 2 lugë mjaltë, 2 lugë xhenxhefil të freskët, gjysmë lugë speca pikant të bluar, gjysmë lugë kanellë, 1 dcl lëng limoni të freskët.
PËRGATITJA:
Limonin e shtrydhni dhe përzieni me hudhër, xhenxhefil, spec pikant dhe kanellë. Të gjithë këta përbërës i përzieni mirë, shtoni mjaltin në mënyrë që të bashkohen në masë të trashë. Masën e fituar e futni në kavanoz dhe e mbyllni. E lini në temperaturë të dhomës për rreth tri orë dhe e dërgoni në frigorifer.
KËSHILLË SHTESË:
Një lugë të masës e konsumoni për çdo ditë, më së miri në lukth të zbrazët. Kështu do ta forconi sistemin imun. Nëse jeni të sëmurë, një lugë të kësaj mase e konsumoni tri herë në ditë.
(Kosova Sot Online)