Kafjalli zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër

  • E.k /
  • 11 April 2024 - 11:39
Kafjalli zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër

Nëse në mëngjes anashkaloni kafjallin, hulumtimet e fundit tregojnë se kjo ndikon në shëndetin tuaj. Ata kanë vërtetuar se meshkujt që ditën nuk e fillojnë me kafjall janë më të rrezikuar për të pësuar sulm në zemër.

Deri te një përfundim i tillë ata kanë ardhur duke analizuar të dhënat e 27 000 meshkujve, nga mosha 46 dhe 82-vjeçarë, të cilët ishin përcjellë për një periudhë kohore prej 16 viteve. Anashkalimi apo shmangia e kafjallit mund të sjellë disa faktorë të rrezikut, përkatësisht duke filluar nga mbipesha, shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti dhe sulmi në zemër.

(Kosova Sot Online)