Problemet bizare që i zgjidh hudhra
Përveçse është e shkëlqyeshme për gjellë, hudhra është luftëtare e përsosur kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.
NXIT RRITJEN E FLOKËV
Nëse keni telashe me flokë të dobët apo rënin e tyre, atëherë përcaktohuni për hudhrën. Në fakt, falë nivelit të lartë me alicinë, hudhra zgjidh problemin e humbjes së flokëve. Përzieni hudhrën dhe vajin e ullirit dhe e vendosni në flokë, e lini të veprojë për disa minuta dhe shpëlani.
PASTRON AKNET
Hudhra është ilaç i shkëlqyeshëm në rregullimin e këtij problemi. Antioksiduesit në hudhra ndihmojnë në eliminimin e baktereve. Sikurse në flokë, hudhrën mund ta vendosni në vendet problematike të lëkurës disa herë në ditë, e shumë shpejt do të vëreni përmirësimet.
PARANDALON FTOHJEN DHE SHPEJT E SHËRON ATË
Po ashtu, shkaku se është e pasur me antioksidues, duhet ta kyçni në ushqimin tuaj të përditshëm. Nëse tashmë jeni të ftohur, çaji nga hudhra me siguri se do t'ju ndihmojë. Përgatitja e tij është e thjeshtë: në ujin e valuar hidhni hudhrën e copëtuar dhe e pini. Shtoni pak mjaltë ose xhenxhefil për ta përmirësuar shijen.
(Kosova Sot Online)