Thanat -pemë me shije të hatashme dhe fruta shërues
Thanat janë të pasura me vitaminë C (dyfish më shumë se portokajtë), taninë dhe pektinë, e përmbajnë edhe acide organike, sheqer. Tanina dhe pektina ndikojnë mirë në mukozën e lukthit dhe të zorrëve, prandaj shihen si ilaç i mirë kundër organeve të tretjes. Nga fryti, por edhe nga rrënjët mund të përgatitet çaj për shërimin e fytit, pagjakësisë, diarresë, hemorroideve, sëmundjes së sheqerit dhe për shërimin e plagëve.
Pos kësaj, ekspertët e kanë dëshmuar se frutat kanë efekt kundër mikrobeve. Edhe lëngu i përgatitur nga thanat është shërues MST/ Lëngu nga thanat - përbërësit dhe përgatitja: 2 kg thana, 1 kilogram sheqer, 4,5 l ujë. Në enë hidhni tre litra me ujë e kur të vlojë shtoni thanat. Zieni edhe për 20 minuta, e hiqni nga zjarri, prisni të ftohet, e kulloni. Thanat, përkatësisht pjesën e mbetur në garzë, e derdhni te pjesa tjetër e ujit dhe e zieni për 15 minuta. E hiqni nga zjarri, prisni të ftohet dhe përsëri e kulloni. Përzieni të dyja lëngjet, shtoni sheqerin dhe në zjarr të lehtë, duke e përzier pandërprerë, prisni që sheqeri të shkrihet. Më pas shtoni temperaturën dhe vloni edhe për 10 minuta. Lëngun e ngrohtë e hidhni në shishe dhe e mbyllni.
(Kosova Sot Online)