Këto shprehi i shkaktojnë fryrjet e stomakut
Përzgjedhja jo e duhur e ushqimit dhe pijeve, përpirja e ajrit pa vetëdije, por edhe stresi, ndikojnë që stomaku juaj të jetë i fryrë dhe me dhimbje.
STRESI
Hulumtimet bëjnë me dije se stresi është shkaktari kryesor i pengesave në tretje, përfshirë edhe fryrjen. Si shpjegojnë ekspertët, stresi zorrët i bën shumë të ndjeshme, prandaj secila shprehi bën më shumë dëm.
PËRPIRJA E AJRIT
Edhe pse për këtë nuk jemi të vetëdijshëm, të gjithë ne shumë shpesh e përpijmë ajrin. Këtë e bëjmë sa herë pimë pije përmes kashtës, kur përtypim çamçakëz apo hamë bonbone. Të gjitha këto shkaktojnë përpirjen e ajrit e ajo sjell fryrjen e stomakut.
ZVOGËLIMI I MENJËHERSHËM I SASISË SË USHQIMIT
Dietat do të duhej të zvogëlojnë stomakun, por ndodh krejt e kundërta. Shkaku i ndryshimeve të shpejta në ushqim dhe në zvogëlimin e sasisë së ushqimit, në sistemin tretës ndodhin çrregullime në zorrë që ndikojnë me fryrje.
ZGJEDHJA JO E MIRË E PIJEVE
Ju pëlqejnë lëngjet? Atëherë mos u habitni nëse keni probleme me fryrjet në stomak. Reaksionet më të tmerrshme i shkaktojnë pijet e gazuara, por edhe ato jo të gazuarat, të cilat posedojnë substanca që shkaktojnë fryrjen e stomakut.
(Kosova Sot Online)