Personat që konsumojnë dy pije të gazuara në ditë plaken më shpejt
Shkencëtarët nga universiteti në Kaliforni kanë theksuar se personat që konsumojnë dy pije të gazuara, plaken më shpejt se ata persona që nuk i konsumojnë këto pije. Arsye e një plakjeje të parakohshme janë ndryshimet në ADN, që shkaktohen si pasojë e ndryshimit të substancave nga pijet e gazuara. Personat e tillë mesatarisht duken për 4,6 vjet më të vjetër, në krahasim me personat që nuk konsumojnë pije të tilla.
Shkencëtarët po ashtu theksojnë se femrat, të cilat brenda një jave konsumojnë tri e më shumë pije të gazuara, janë shumë më të rrezikuara që të preken nga kanceri i gjirit, në krahasim me ato femra që nuk konsumojnë fare pijet e tilla. Po ashtu, studimi që kishte përfshirë femrat e reja, nga mosha 9 deri 14 vjeçe, ku kishin marrë pjesë 5.600 vajza, kishte vërtetuar se ato vajza që kishin konsumuar dy pije të tilla të gazuara, mesatarisht cikli menstrual u kishte ardhur më herët për 2.7 muaj.
(Kosova Sot Online)