Këto janë vetitë shëruese të trangujve

  • E.k /
  • 27 April 2024 - 14:25
Këto janë vetitë shëruese të trangujve

Trangujt ofrojnë vlera të larta ushqyese. Në vijim ju paraqesim disa nga vetitë shëruese të tij, së bashku me disa veti pak të njohura, por si t'i përdorim në praktikë. Ndihmojnë të humbni në peshës: Pasi që posedojnë pak kalori dhe sasi të madhe të ujit, trangujt janë një ushqim ideal për të gjithë ata që janë në dietë dhe dëshirojnë të humbin në peshë. Hidratojnë: Janë 95 për qind ujë, hidratojnë organizmin dhe kanë vlerë të lartë ushqyese.

Diuretikë: Inkurajojnë eliminimin e prodhimeve të tepërta apo largon helmet përmes urinës. Konsumimi i rregullt i trangujve ndihmon në pastrimin e fshikëzës dhe largon gurët nga veshkat. Përmbajtja: Trangujt janë të pasur me vitamina B1, B2, B3, B5, B6, acid folik, vitamina C, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium dhe zink. Dhurojnë energji: Trangujt janë burim i mirë për vitamina B dhe karbohidrate. Kujdesen për lëkurën.

Prania e ujit, antioksiduesve si dhe prezenca e mineraleve të caktuara si magnezi, kaliumi e shndërrojnë atë në pjesë esenciale në kujdesin ndaj lëkurës. Maskat e fytyrës që përmbajnë lëng trangulli mund të përdoren për shtrëngimin e lëkurës. Luftojnë kancerin: Tranguj posedojnë substancat e njohura si larikiresinol, pinoresinol dhe sekoisolarikiresinol, të cilat ndërlidhen me zvogëlimin e rrezikut nga lloje të ndryshme të kancerit.

(Kosova Sot Online)