![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Dobitë e mëdha shëndetësore nga panxhari
![Dobitë e mëdha shëndetësore nga panxhari](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/30/auto_7242FB71-192C-4417-AD12-B648FE26636B1714476749.jpeg)
Panxhari ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe, si i tillë, ndihmon në mirëqenien e përgjithshme. Vegjetarianët e vlerësojnë lart panxharin, meqë ai është i pasur me hekur dhe thartirë folike. Në anën tjetër, panxhari është edhe detoksikues i fuqishëm, falë përbërësit të tij, të quajtur betalainë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Panxhari është i dobishëm edhe si pastrues i gjakut. Sikur që thamë më lart, ai përmban sasi të mëdha të hekurit, i cili rigjeneron qelizat e gjakut dhe përmirëson furnizimin me gjak të organeve dhe gjymtyrëve. Është parë që panxhari është i dobishëm edhe për parandalimin e kancerit, falë vetive detoksikuese të tij.
Përbërësit nitratë të panxharit zvogëlojnë konsumimin e oksigjenit, gjë që largon lodhjen dhe rritë qëndrueshmërinë e organizmit. Prandaj, edhe nëse nuk iu pëlqen aq shumë shija e panxharit, do të ishte mirë sikur ta konsumonit atë rregullisht.
(Kosova Sot Online)