Pasojat e gjumit të tepërt: Mbipesha, depresioni...
Mungesa e gjumit mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin, por njëjtë edhe nëse e teproni me gjumë, paralajmërojnë shkencëtarët
SHTOHET RREZIKU PËR DEPRESION
Njerëzit që flenë më gjatë se nëntë orë, për 49 për qind janë më të rrezikuar nga depresioni. Kjo është për 22 për qind më shumë se te ata që flenë më pak se nëntë orë.
ZVOGËLON GJASAT PËR PJELLORI
Gjasat për pjellori më të mëdhatë janë te femrat që flenë nga shtatë deri në tetë orë, derisa më të voglat janë nëse femrat flenë më gjatë se 11 orë. Rutina në gjumë ndikon edhe në pasqyrën hormonale dhe ciklin menstrual.
SHTON RREZIKUN NGA DIABETI
Njerëzit që flenë më gjatë se tetë orë, janë dyfish më shumë të rrezikuar nga diabeti, tipi 2.
NXIT MBIPESHËN
Gjumi më i gjatë se nëntë orë shton rrezikun nga mbipesha. Një studim gjashtëvjeçar ka vërtetuar se njerëzit që flenë më gjatë se nëntë orë për 25 për qind rrezikohen se do të shtojnë 5 kilogramë.
SHTON RREZIKUN NGA SËMUNDJET E ZEMRËS
Pos se shton rrezikun nga sulmi në zemër, gjumi i tepërt shton rrezikun për probleme me zemër. Analiza e studimit të 3.000 njerëzve ka vërtetuar se ata që flenë më gjatë se nëntë orë dyfish më shumë rrezikohen nga angina pektoris.
(Kosova Sot Online)