A ndihmon uji me limon të humbni në peshë?

  • E.k /
  • 13 May 2024 - 08:27
A ndihmon uji me limon të humbni në peshë?

Shumica e njerëzve janë të bindur se uji me limon ndihmon të humbni në peshë. Alissa Rumsey ka deklaruar se uji i ngrohtë me limon nuk ndikon të humbni në peshë, por nëse e konsumoni këtë në vend të atij me sheqer - natyrisht se në organizëm do të sillni më pak kalori dhe kështu do ta lehtësoni dietën. Konsumimi i ujit me limon, qoftë i ftohtë apo i ngrohtë, përshpejton punën e metabolizmit: "Lëngjet janë kyçe për punën si duhet të organizmit,e po ashtu ndihmon edhe në dietë duke përshpejtuar metabolizmin.

Limoni ndikon si shtesë për të gjithë ata që nuk pëlqejnë ujin pa shije, por nuk ofron më shumë se kaq" , pohon nutricistja Rumsey. Uji me limon nuk është rruga më e mirë për humbje në peshë, por se natyrisht se nuk i bën dëm organizmit. 

(Kosova Sot Online)