Supa mrekullibërëse, që eliminon ftohjen
Supa e përbërë nga hudhra, xhenxhefili, biberi i zi, qepa dhe disa përbërës tjerë, i jep trupit energji dhe e forcon tërë organizmin, duke e bërë rezistent ndaj baktereve dhe viruseve, trasmeton gazeta Kosova Sot
PËRBËRËSIT: - 3 litra ujë - 2-3 thelpinj hudhre - 1-2 lugë xhenxhefil - 1 lugë biber të zi - 2 karota - 1 filxhan gjethe të selinos - 1/4 e qepës - 1 degë e madhe e rozmarinës - 1 lugë trumzë - 1 lugë sherbelë - lëngu i gjysmës së limonit
PËRGATITJA: Të gjithë përbërësit (përpos lëngut të limonit) qitni në një tenxhere të madhe me kapak të fortë. Leni derisa të vlojnë, e më pas uleni temperaturën. Le të vlojë në vete me kapak, për rreth një orë. kullojeni tretësirën në një tenxhere tjetër. Ndrydhni perimet dhe shtypni nëpër kulluese. Tani keni lëngun i cili parandalon, zbutë dhe shëron të ftohtit, virozën dhe gripin.
(Kosova Sot Online)