Dobitë nga pemët dhe perimet ngjyrë vjollcë

  • E.k /
  • 14 May 2024 - 11:02
Dobitë nga pemët dhe perimet ngjyrë vjollcë

Ata që hanë ushqime të shëndetshme e dinë se pemët dhe perimet duhet të jenë pjesë përbërëse e menysë së tyre. Por, as pemët dhe perimet nuk janë të gjitha njësoj të dobishme. Ekspertët kohëve të fundit janë duke preferuar më shumëkonsumimin e pemëve dhe perimeve ngjyrë vjollcë, meqë ato sjellin përfitime të mëdha për ne dhe për shëndetin tonë, si p.sh. e ngadalësojnë plakjen meqë përmbajnë një sasi të madhe të antioksiduesve, pastaj rregullojnë shtypjen e gjakut, për shkak të pranisë së flavonoideve.

Ajo që ka rëndësi edhe më të madhe, konsumimi i këtyre pemëve dhe perimeve, parandalon edhe disa lloje të kancerit, parandalojnë infeksionet urinare për shkak të pranisë së antocianineve, të cilat parandalojnë bakteret si E. Coli, që të ngjiten në muret e rrugëve urinare.

(Kosova Sot Online)