Receta kundër kapilarëve të plasur

  • E.K /
  • 14 May 2024 - 11:43
Receta kundër kapilarëve të plasur

Kapilarët e plasur janë një dukuri jo e hijshme, kryesisht me ngjyrë të kaltër, vjollcë, apo të kuqe. Por, ka mënyra sesi të hiqen. 

MËNYRA E PARË: Merrni ca copa të domates së vogël dhe grini në copa. Qitni copat e domateve në vendin ku kanë plasur kapilarët. Copat e domateve të reja lini në lëkurë për 2-3 minuta në lëkurë. Këtë proces përsëriteni gjatë dhjetë ditëve dhe kapilarët e plasur do të duhej të largoheshin, trasmeton Kosova Sot

MËNYRA E DYTË: Uthullën e mollës vendoseni në vendin ku ju kanë plasur kapilarët. Këtë përsëriteni tri herë në ditë, nga 10 minuta. Pas katër javësh, apo edhe më parë, kapilarët e plasur do të zhduken. Uthulla mund të shkaktojë irritim të lëkurës, prandaj mos e M veni në vendet e ndjeshme të lëkurës. 

(Kosova Sot Online)