Kungulli - ushqimi i përsosur për humbje në peshë
Sezoni i kungujve ka arritur! Gjenden kudo përreth nesh, e pasi janë këtu, përse të mos kënaqemi me shijen e tyre, e të humbim dhe ndonjë kilogram shtesë? Kungujt janë shumë të shëndetshëm, përplot me antioksidues që ruajnë zemrën, imunitetin dhe parandalojnë shfaqjen e qelizave të kancerit. Kanë vitamina C dhe E. Midis mineraleve përmbajnë kalium dhe magnez. Nëse dëshironi ta detoksikoni trupin dhe të humbni në peshë, provojeni këtë dietë. Dieta zgjat 14 ditë dhe mund të humbni 5-8 kilogramë.
DITA E PARË Sugjerohet të hani vetëm kungull të pjekur dhe perime (mos përfshini fasule apo patate) Kafjalli: Kungull të pjekur. Zamra: 1 gotë e vogël (2.25 dcl) kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës. Dreka: Supë me kungull dhe perime (perime sipas dëshirës). Zamra: 1/2 e enës kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës. Darka: Sallatë me kungull dhe perime, dhe 2 vezë të ziera.
DITA E DYTË Sugjerohet të hani kungull, pemë dhe perime (banane vetëm në sasi të kufizuar, 1 banane në ditë. Patatet dhe fasulja ndalohen) Kafjalli: Bollgur me kungull të pjekur. Zamra: 1 enë e vogël me pemë sipas dëshirës. Dreka: Supë me kungull dhe perime (deri gjysmë litër) ose pite nga kungulli dhe pemë. Zamra: 1/2 e enës së vogël kungull të pjekur ose pemë sipas dëshirës. Darka: 1 enë kungull të pjekur dhe sallatë të përzier me perime.
DITA E TRETË Hani kungull me proteina (mish dhe vezë) Kafjalli: 2 vezë të ziera dhe kungull të pjekur. Zamra: 1 enë e vogël me kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës tuaj. Dreka: 1 enë e gjysmë kungull të pjekur me 200 gr mish sipas dëshirës (pjekur me shumë pak yndyrë, ose e zieni). Zamra: 1/2 e enës kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës. Darka: 1 enë me kungull të pjekur me 150 gr mish sipas dëshirës (të pjekur me shumë pak yndyrë, ose e zieni).
DITA E KATËRT Përsëri hani kungull dhe perime, por lejohen patatet dhe fasulja Kafjalli: 1 gotë bollgur me kungull dhe perime sipas dëshirës. Zamra: 1 enë e vogël me kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës tuaj. Dreka: Kungull të pjekur dhe deri 350 gr patate të ziera apo të pjekura pa yndyrë. Zamra: Kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës tuaj. Darka: 1 enë me kungull të pjekur dhe sallatë me fasule.
DITA E PESTË Përsëri konsumoni kungull dhe proteina Kafjalli: Vezë të fërguara dhe hudhër, kungull të gërryer dhe 2 vezë. Zamra: Kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës tuaj. Dreka: Kungull të pjekur me 200 gr mish sipas dëshirës (të pjekur me shumë pak yndyrë, ose e zieni). Zamra: Pak kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës. Darka: Kungull të pjekur me 150 gr mish sipas dëshirës (të pjekur me pak yndyrë, ose e zieni).
DITA E GJASHTË Hani kungull dhe prodhime qumështi Kafjalli: 1 enë me bollgur nga kungulli dhe 1/2 e enës pemë sipas dëshirës. Zamra: 1 jogurt. Dreka: Kungull të pjekur dhe 200 gr djathë pa yndyrë të lopës. Zamra: Kungull të pjekur, pemë ose perime sipas dëshirës. Darka: 1 supë kungulli dhe djathë (deri 300 ml).
DITA E SHTATË Përzgjidheni ditën më të dashur dhe përsëriteni.
(Kosova Sot Online)